Infeksionet “post- covid” të rënda/ Çomo: Ndërlikimet kanë prekur trurin dhe zemrën

Najada Como 1

Najada Como 1

Infektimi akut nga virusi pandemik Sras Cov-2 ka bërë që mijëra pacient në mbarë botën por edhe në Shqipëri, të shoqërohen nga komplikacione afatgjata të infeksionit të cilat njihen si “Covid i gjatë”.

Prof. Najada Çomo tregon se disa nga koplikacionet afatgjata kanë qënë të organeve madhore si zemra dhe truri.

“Ky virus nuk prek vetëm mushkritë sikurse jemi mësuar të dëgjojmë, nuk jep më humbje të shijes dhe nuhatjes si në vitin 2020 por  virusi jep prekje të shumë organeve të tjera që quhen komplikacione dhe  që janë prekja e sistemit nervor qëndror, siç është infeksioni I trurit encefaliti ose mund të japë prekje cerebrale siç janë aksidentet kardiovaskulare , hemoragjia apo insultet cerebrale. Mund të japë edhe në zemër, infeksion të cipave të zemrës ose inarkte të miokardit”, u shpreh Çomo.

Prof. Najada Çomo theksoi se trompozat për shkak të COVID janë shtrirë edhe më tej.

E veçanta është që trombet ose trompoza ndodh në organe të ndryshme. Kemi patur raste dhe ka ndodhur edhe në pjesën e ekstremiteteve dhe kur komplikacione të tilla të sëmundjes ose prekje të organeve madhore, kjo tregon vëmëndjen dhe përkujdesjen që duhet të kenë njerëzit ndaj kësaj sëmundje”, shtoi ajo.

Individët e prekur nga COVID I gjatë edhe pas trajtimit të infeksionit shpesh raportojnë lodhje të pandërprerë, probleme me imunitetin, ushqyerjen etj. Covid-i i gjatë përkufizohet vetë-raportimi i pranisë së simptomave për të paktën 3 muaj në mesin e personave të diagnostikuar me COVID-19.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.