Categories: BotaLajme

Infeksioni “ NIPAH” në Indi, masa kufizuese në qytetin Kerala

Shteti jugor indian i Kerala-s ka lëshuar alarmin, pasi ka konfirmuar se dy persona kanë humbur jetën nga virusi i rrallë i quajtur Nipah, ndërkohë që ka vendosur edhe masa kufizuese për banorët në mënyrë që të shmanget përhapja e infeksionit.

Një nga vdekjet ndodhi në fillim të këtij muaji, ndërsa tjetra ndodhi më 30 gusht, të dyja në qytezën Kozhikode, thanë zyrtarët. Dy të afërm të një viktime kanë rezultuar pozitivë me virusin dhe po trajtohen në spital. Ky është shpërthimi i katërt i Nipah në Kerala që nga viti 2018, raporton “BBC”.

Infeksioni i virusit Nipah është një “sëmundje zoonotike” e transmetuar nga kafshët si derrat dhe lakuriqët e natës te njerëzit, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Njerëzit që e kontraktojnë virusin ndonjëherë nuk shfaqin simptoma të dukshme, ndërsa të tjerët shfaqin shenja të problemeve akute të frymëmarrjes.

Në raste të rënda, infeksioni Nipah mund të rezultojë në encefalit fetal e cila është një gjendje serioze që mund të prekë edhe prek trurin. Shkalla e vdekshmërisë në mesin e personave që infektohen me virusin është e lartë pasi nuk ka asnjë ilaç apo vaksinë në dispozicion për të trajtuar infeksionin. 

Ministri i Shëndetësisë i Indisë Mansukh Mandaviya ka thënë se qeveria federale kishte dërguar një ekip ekspertësh në Kerala për të vlerësuar situatën dhe për të ndihmuar në menaxhimin e situatës.

AddThis Website Tools
RTSH Shkodra

Recent Posts

Inter-Barcelona, rekord të ardhurash nga “San Siro”

Inter-Barcelona do të jetë një ngjarje historike jo vetëm në fushë, por edhe në bilance.…

1 hour ago

Precedentët, Bajerni festoi titullin nga “divani” për herë të katërt në histori

Ditën e djeshme Bajerni festoi titullin e 34-rt në histori, por ky triumf nuk u…

2 hours ago

“Final Four” për vajza, nesër hidhet shorti i gjysmëfinaleve

Vllaznia, Gramshi, Apolonia dhe Partizani janë katër ekipet që do të luajnë në “Final 4”,…

2 hours ago

“Shkodra Elektronike” zhvillon provën e parë në Basel, gati për skenën e madhe në Zvicër

Grupi përfaqësues i Shqipërisë në Eurovision 2025, “Shkodra Elektronike”, është ngjitur për herë të parë…

2 hours ago

Një libër për adoleshentët – “Labirint në tru” për sfidat e rinisë në Bibliotekën Publike “Marin Barleti”

Në ambientet e bibliotekës “Marin Barleti” në Shkodër u promovua libri “Labirint në tru” i…

3 hours ago

Turistët e huaj të dashuruar me Shkodrën – “Jemi të mahnitur nga bukuria natyrore e qytetit”

Shkodra po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një nga destinacionet më të preferuara për…

3 hours ago