Infermierët e rinj “zbulojnë” SHBA-në , Pjetri: 18 ish- studentë kanë kërkuar ekuivalencë  të diplomës

emiljano pjetri infermieria

Prej 2 vitesh diploma e Infermierisë së Përgjithshme Shkodër njihet edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 Kjo ka sjellë bum kërkesash të infermierëve të rinj për të shkuar në një nga shtetet e SHBA.

Shefi i departamentit të infermierisë në Shkodër, Emiljano Pjetri, tregon se në 2 vitet e fundit janë 18 të larguar.

Vetëm përgjatë kësaj jave, 3 ish-studentë janë paraqitur për të plotësuar njësimin e diplomës, pasi SHBA ka kërkesa të shtuara në plotësimin e formularëve.

Pjetri tregon se 80% e studentëve që kanë mbaruar degën infermieri në Shkodër janë punësuar, brenda apo jashtë vendit. Faktor i cili mbetet edhe arsyeja kryesore përse dega infermieri e përgjithshme plotëson kuotat që në raundin e parë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.