Infermierët refuzojnë zonat malore – Urdhri i Infermierit ngre shqetësim largimin e të rinjve
Largimi i bluzave të bardha është kthyer në një fenomen shqetësues për Shqipërinë, i cili nga viti në vit ka marrë përmasa më të mëdha. Ky fenomen ka prekur edhe qarkun e Gjirokastrës.
Zv/presidentja e Urdhrit të Infermierit për këtë rajon Haxhire Dhamo thotë se kujdesi infermieror nuk është i mbuluar në masën 100%. Problematika janë hasur në zonat e thella malore, ku të rinjtë refuzojnë të ushtrojnë profesionin e tyre për shkak të largësisë. Në këto kushte ata gjejnë si zgjidhje largimin drejt vendeve evropiane.
“Infermier të licencuar, qarku i Gjirokastrës ka rreth 800, por infermieret e rinj shumë pak pranojnë për të shkuar në zonat më të thella dhe kryesisht sot zonat e largëta janë të pambuluara”, u shpreh Haxhire Dhamo, zv/presidente e urdhrit te infermierit, qarku Gjirokastër.
Në këto kushte zonja Dhamo shprehet dhe mbi zgjidhjen që i është dhënë ofrimit të shërbimit kujdesit shëndetësor parësor për banorët e këtyre zonave.
“Grupohen infermieret dhe ju ndahen zonat, fshatrat që të paktën një infermier të mbulojë 500 banorë. Kjo është pak e vështirë sepse infermierëve u duhet të udhëtojnë fizikisht nga njëri fshat në fshatin tjetër por me metodat e reja të sistemeve logjistike arrijnë ta mbulojnë këtë shërbim”, u shpreh Haxhire Dhamo.
Si një profesioniste me një eksperiencë 40 vjeçare në fushën e shëndetësisë zv/presidentja e Urdhrit të Infermierit për qarkun jugor e ka një sugjerim për të rinjtë.
Sipas shoqatës së infermierëve, vetëm gjatë 3 viteve të fundit nga Shqipëria janë larguar mbi 16 mijë infermierë, duke lënë vakanca të shumta në sistemin tonë shëndetësor.