Infermierja më e re e Urgjencës – Dushaj: Punësimi im erdhi përmes portalit, infermieria pasion i hershëm
![sabina dushaj infermiere](https://i0.wp.com/www.rtsh-shkodra.live/wp-content/uploads/2025/02/sabina-dushaj-infermiere.jpg?fit=1024%2C675&ssl=1)
Kjo është Sabina Dushaj, e cila duke nisur nga java e ardhshme po pergatitet të jetë pjesë e stafit infermieror të urgjencës së spitalit.
Sabina tregon se pasioni për infermierinë erdhi si një dëshirë e prindërve të saj për të emigruar pas përfundimitt ë studimeve , por dëshira e saj ishte krejt e kundërta.
Në vitet e vështira të pandemisë, Sabina përfundoi praktikën profesionale pranë urgjencës, aty ku synimi i saj ishte i hershëm.
Infermierja e re u pranua përmes portalit, të cilin ajo e konsideron si bazë meritokracie për çdo të ri.
Sabina Dushaj është mes dhjetera infermierëve, të cilët përmes portalit janë bërë pjesë e bluzave të bardha në Shkodër.