Lajme

Informaliteti, Ibrahimaj: Tregtia, turizmi dhe ndërtimi nuk deklarojnë pagat reale

Kryeministri Edi Rama, Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj zhvilluan një takim me strukturat tatimore për prezantimin e planit për luftën ndaj informalitetit.

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj gjatë fjalës të saj tha se, qeveria dhe gjithë organizatat e biznesit të kenë një bashkëpunim dypalësh në të mirë të një qëllimi, duke luftuar informalitetin.

Rruga që do të marrim është që të gjithë së bashku, theksoi ministrja, që qeveria dhe gjithë organizatat e biznesit të kenë një bashkëpunim dypalësh në të mirë të një qëllimi.

Secili prej jush duhet të përkujdeset që skema e kontributeve të sigurimeve shoqërore të jetë e qëndrueshme dhe duke luftuar informalitetin. Sektorët që përbejnë një peshë të rëndësishme në këtë tregun e punës, tregtia, turizmi apo ndërtimi  janë sektor të cilët nga gjithë të dhënat nuk deklarojnë pagat. Janë sektor që ndër vite kanë pësuar një rritje dyshifrore , janë sektor që janë subvencionuar nga qeveria dhe janë sektor që duhet të garantojnë që pagat e punonjësve të tyre të jenë të denja dhe në standarde të kërkuara. Paguani sigurimet e punonjësve!”.

Vetëm duke luftuar informalitetin dhe të rrisim në standardin e kërkuar të pagave do të kemi mundësi që të rrisim dhe pensionet sepse sipas saj, çështja që ka rëndësi maksimale nga qeverija është çështja e rishpërndarjes së drejtë e përfitimeve nga rritja ekonomike.

Ndaj ne kemi marr një angazhim për të rritur pensionet duke qenë më të denja për 25% të qytetarëve.

Që ti rrisim pensionet ka dy mënyrën ose të risim të ardhurat e kontributeve shoqëror ose ne do të marrim nga të ardhurat e tjera që ka buxheti i shtetit dhe të rrisim pensionet.  Por kjo do të uli shpenzimet e tjera sociale, më pak shkolla, më pak spitale, më pak rrugë dhe duke marr investimet”.

Qeverija është angazhuar ndër vite të përmirësoj klimën e biznesit në disa drejtime e të bërit biznes në Shqipëri.

Së pari, tha ajo, është përmirësimi i mekanizmave të rritjes. Krijimi i mekanizmave të rritjes së kërkesës , krijimi I një ambienti ku është rritur konsumi dhe kërkesa e brendshme. gjithashtu dhe rritja e kërkesës së jashtme që ka të bëj me rritjen e turizmit në Shqipëri  apo dhe për shkak të rritjes së eksporteve ë produkteve që prodhohen në Shqipëri.

Nga ana tjetër Qeveria shqiptare është angazhuar për të lehtësuar punën në sektor kyç të zhvillimit ekonomik në drejtim të lehtësirave fiskale që ka ideuar. kemi lehtësira fiskale qoftë në drejtim  të tatimit mbi vlerën e shtuar apo në drejtim të tatimit mbi fitimin”.

Duke iu referuar statistikave, ministrja Ibrahimaj shtoi se, në 2022 totali i lehtësirave fiskale , pra të parave të munguara në buxhetin e shtetit vetëm nga këto përjashtime  të tatimeve, tvsh apo akcizave ka qenë 101 miliard lekë.   në një kohë kur të ardhurat totale kanë qenë 390 mld lekë.  pra ¼ e atë ardhurave nuk futen në buxhet sepse qeveria ka marr masa për të lehtësuar biznesin në punën e vetë.

Gjithashtu ne kemi lehtësuar procedurat që të gjitha shërbimet të kthehen online dhe kjo përkthehet një lehtësim direkt për biznesin qoftë për kohën e ofrimit të shërbimit apo dhe në të ardhurat që ato shpenzonin për të marr këto shërbime”.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Berisha me ish-të përndjekurit politik: Dëmshpërblim të plotë brenda mandatit të parë qeverisës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka premtuar se gjatë mandatit të tij të parë…

10 hours ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi i familjeve Meta dhe Kraja në sportin e atletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

10 hours ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi I familjeve Meta dhe Kraja në sportin e ateletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

10 hours ago

Turizmi në rritje në Malësi të Madhe – Marinaj: Bujtinat dhe njësitë akomoduese punojnë me kapacitet të plotë

Nisur nga numri i lartë i vendeve turistike që përfshin Malësia e Madhe po tërheq…

10 hours ago

Shpend të ngordhur në fshatin Trush – Zona është kthyer në vend për depozitimin e mbetjeve të ndryshme

Kjo zonë po vuan nga një problem i madh, siç është ndotja nga mbeturinat. Ky…

10 hours ago

Shkolla shqipe në Angli – Prej 9 vitesh në Manchester, Erisa Isufaj ndërmori iniciativën e dobishme

Shqiptarët kanë edhe një tjetër shkollë në Evropë,  ku mund të mësojnë gjuhën, kulturën dhe…

10 hours ago

This website uses cookies.