Infrastruktura arsimore – Vijon rikonstruksioni i shkollave “Ndre Mjeda” dhe “Kolë Idromeno”

rikonstruksioni ndre mjeda etj

Dy shkolla të rëndësishme në Shkodër po i nënshtrohen rikonstruksionit të plotë, një investim i Bashkisë Shkodër që synon përmirësimin e kushteve për nxënësit dhe mësimdhënien.

 Punimet po vijojnë çdo ditë, pa ndërprerje, me qëllim përfundimin brenda afateve të parashikuara.

Në shkollën 9-vjeçare “Ndre Mjeda”, ky investim do t’i japë fund problemit të mësimit me turne, duke e kthyer godinën në një institucion model.

Edhe gjimnazi “Kole Idromeno” po rikonstruktohet plotësisht, një investim i domosdoshëm për shkak të amortizimit të godinës ndër vite.

Investimi i Bashkisë Shkodër po mirëpritet nga komuniteti i prindërve dhe mësuesve si një hap i rëndësishëm për përmirësimin e infrastrukturës arsimore në qytet.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.