Infrastruktura, debate në Këshillin Bashkiak, opozita dhe kryebashkiaku Ndreu debate për njësitë administrative

Infrastruktura rrugore u bë objekt diskutimesh dhe debatesh në mbledhjen e radhes të Këshillit Bashkiak të Lezhës.Përfaqësuesja e Partisë Demokratike Alfrida Marku, akuzoi Bashkinë se nuk ka parashikuar asnjë projekt në rruge në 6 njesi administrative, duke i diskriminuar ato.
Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, i mohoi pretendimet e opozitës, duke deklaruar se nuk mund të ndërhyhet në rrugë pa realizuar projektet e kanalizimeve dhe ujësjellësave, investime që pritet të nisin së shpejti.
Objekt debatesh u bë dhe tenderi më i fundit i Bashkisë Lezhë për karburantin i cili kap vlerën e 62 milionë lekeve.
Me buxhetin e këtij viti, Bashkia Lezhë ka parashikuar mbi 5.3 miliard lek investime në infrastrukturen rrugore e zonave rurale, ku sipas saj janë dhe problematikat më të mëdha.