Infrastruktura në fshatin Obot / Pema: Rruga mes fshatit nevojë për rikonstruksion

infrastruktura e Obotit
Kjo është rruga e brendshme e fshatit Obot. Prej vitesh i është nënshtruar amortizimit të vazhdueshëm.
Kryeplaku i fshatit Obot, Gregor Pema, tregon se disa herë banorët e kanë shtruar vetë rrugën me zhavorr, por sërish reshjet e shiut e kanë gërryer atë. Ndaj duhet një asfaltim i plotë .
Është ndër rrugët më të rëndësishme për dhjetëra familje të Obotit pasi bën lidhjen mes banorëve. Ndaj apeli shkon për pushtetin vendor, por edhe Këshillin e Qarkut Shkodër , që të kthejnë sytë nga banorët e fshatit Obot për investime rrugore.