Infrastruktura në periferi  – Vëzhgimi, si paraqitet gjëndja në disa zona të Shkodrës

rruget ne periferi

Pavarësisht punëve të mira që është bërë nga Bashkia Shkodër për rikonstruksionin e rrugëve në lagjet e qytetit, ka plot të tilla të cilat janë në gjendje tejet të amortizuara, ku në to nuk është vënë dore prej 3 dekadash.

Amortizimi i këtyre rrugëve dhe rrugicave nëpër disa prej lagjeve në periferi, ka krijuar probleme të mëdha duke vënë kështu në vështirësi drejtuesit e mjeteve.

RTSH Shkodra bëri një vëzhgim këtë të hënë nëpër disa rrugë, të cilat paraqesin probleme të mëdha.

Janë jo larg qendrës së qytetit dhe vuajnë prej vitesh për mungesën e investimeve.

Në të gjithë gjatësinë e tyre disa rrugë në “Zooteknikë” janë në gjendje të keqe.

Banorët vijojnë të ankohen, pasi situata është e përkeqësuar në të gjitha stinët, si në verë po ashtu edhe në dimër.

Një situatë e ngjashme, e cila nuk po zgjen zgjidhje, është edhe ajo në lagjen “Mark Lula”, pavarësisht ankesave të vazhdueshme të banorëve.

Situata bëhet më e vështirë për fëmijët e vegjël të cilët e kanë të pamundur të kalojnë përmes gropave me ujë për të shkuar në shkollë. 

Një situatë e tillë në lagjen “Mark Lula” vijon prej më shumë se 30 vitesh.

Ende deri më tani nuk është marrë asnjë masë për t’i dhënë zgjidhje problematikës.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.