Infrastruktura rrugore, disa rrugë të brendshme në Bardhaj janë të amortizuara

Kjo është gjendja e njërës prej rrugëve të brendshme në fshatin Bardhaj të njësisë administrative Rrethina. Gjendja e saj aktuale është kthyer në problem për banorët.
Në fakt, para disa vitesh, kjo rrugë iu nënshtrua ndërhyrjës së plotë, por mesa duket punimet jo cilësore kanë dhënë efektin e tyre, duke bërë që të krijohen gropa të shumta dhe të thella që pengojnë lëvizjen e rregullt të mjeteve, apo këmbësorëve. Sipas banorëve, është kërkuar disa herë rikonstruksioni i këtij segmenti, por ende nuk është dhënë asnjë zgjidhje. Disa here, këta të fundit, kanë paguar edhe fadroma për të niveluar gropat që krijohen nga amortizimi i këtij segmenti rrugor. Më problematike, situata në këtë rrugë bëhet gjatë stinës së dimrit, ku për shkak të shiut, gropat mbulohen nga uji.