Infrastruktura rrugore, mungon asfalti dhe kanalizimet në rrugën “Remzi Hoxha”
Rruga “Remzi Hoxha” në lagjen “Tepe” vijon të mbetet shqetësim për banorët . Në këtë rrugë nuk është ndërhyrë prej shumë vitesh , ndaj dhe degradimi është i dukshëm. Sipas banorëve , e vetmja ndërhyrje është bërë prej tyre , pasi pushteti vendor nuk ka investuar asnjëherë. Për banorët , përveç rrugës , një problem tepër shqetësues mbetet mungesa e kanalizimeve të ujerave të bardha dhe të zeza, si dhe mungesa e ndriçuesve në rrugë.
Banorët shprehen se shpresën për investime e kanë tek drejtuesit e rinj të Bashkisë Shkodër, të cilët kanë premtuar për zgjidhjen e problemeve të tyre.
Lagjja “Tepe” është ndër më të vjetrat e qytetit të Shkodrës, por investimet kanë qënë të papërfillshme në shumicën e rrugëve të saj.
Tashmë banorët presin një interesim më të madh nga Bashkia Shkodër.