Infrastruktura rrugore, mungon asfalti dhe kanalizimet në rrugën “Remzi Hoxha”

Rruga “Remzi Hoxha” në lagjen “Tepe” vijon të mbetet shqetësim për banorët . Në këtë rrugë nuk është ndërhyrë prej shumë vitesh , ndaj dhe degradimi është i dukshëm. Sipas banorëve , e vetmja ndërhyrje  është bërë prej tyre , pasi pushteti vendor nuk ka investuar asnjëherë. Për banorët , përveç rrugës , një problem tepër shqetësues mbetet mungesa e kanalizimeve të ujerave të bardha dhe të zeza, si dhe mungesa e ndriçuesve në rrugë.

Banorët shprehen se shpresën për investime e kanë tek drejtuesit e rinj të Bashkisë Shkodër, të cilët kanë premtuar për zgjidhjen e problemeve të tyre.

Lagjja  “Tepe” është ndër më të vjetrat e qytetit të Shkodrës, por investimet kanë qënë të papërfillshme në shumicën e rrugëve të saj.

Tashmë banorët presin një interesim më të madh nga Bashkia Shkodër.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Dashamir Shehi rrëfen kulisat për koalicionin zgjedhor: Formula ime e mund Edi Ramën

Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi, në emisionin ‘Ngjarja kryesore’ në RTSH, drejtuar nga Sonila Agostini…

4 hours ago

Moti për sot me reshje shiu dhe shtrëngata

Për ditën e sotme moti do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme,…

4 hours ago

Lezhë- Tritol zyrës së noterit Fran Gjoni, vëllai i ish-gjyqtarit Gjin Gjoni

Një shpërthim ka tronditur Lezhën në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure.…

4 hours ago

Marrëveshja për mineralet, Trump: Zelensky do të vizitojë të premten Shtëpinë e Bardhë

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se homologu ukrainas Volodymyr Zelensky mund të vizitojë të…

4 hours ago

Arnautovic dhe Calhanoglu fundosin Lazion dhe i japin Interit gjysmëfinalen kundër Milanit

Në çerekfinalen e Kupës së Italisë, Interi mundi Lacion 2-0 në San Siro dhe kalon…

4 hours ago

Nations League për vajza, Shqipëria mundet nga Çekia

Shqipëria e vajzave luajti pasditen e sotme ndeshjen e dytë ndaj Çekisë, e vlefshme për…

4 hours ago

This website uses cookies.