Infrastruktura rrugore në “Dobraç të Ri”/ Banorët: Të ndërhyhet, e mirëmbajmë rrugën me buxhetin tonë
Infrastuktura në një nga rrugët në lagjen e Dobraçit të Ri, lë shumë për të dëshiruar. Askush nuk ka ndërhyrë ta riparojë këtë segment. Në fakt kërkesat e banorëve gjatë gjithë këtyre viteve për rikonstruksionin e këtij aksi kanë qenë të shumta.Këta të fundit tregojnë se e mirëmbajnë vetë rrugën me buxhetin e tyre, por mendojnë se tashmë ka ardhur koha që institucionet të ndërhyjnë për përmirësimin e infrastrukturës. Në këtë mënyrë presin që institucionet përgjegjëse të reagojnë sa më parë dhe të mundësojnë një projekt për të investuar në atë rrugë të lënë në harresë prej shumë vitesh. Kjo rrugë është tepër e rëndësishme pasi e përshkojnë qindra banorë që lidhen me zonën e By-Pass-it dhe rrugën nacionale Shkodër-Hani i Hotit.