Iniciativa “Shkolla me fruta”, mbillen 10 fidanë frutorë në oborrin e shkollës “Dëshmorët e Prishtinës”, promovohet shkolla pyjore “Kolë Margjini”
Shkolla “Dëshmorët e Prishtinës” u bë “qendra e kujdesit” për natyrën dhe mjedisin nga “Skautistët Taraboshi” si pjesë e iniciativës “Shkolla me fruta”, nisur një vit më pare, ndërsa këtë vit u mbështetën nga inxhinieri Mark Rupa, në kuadër të projektit “Menaxhimi i integruar i pyjeve përgjatë bazenit të lumit Drin”. Gjatë këtij aktiviteti u mbollën 10 fidanë frutorë agrume në oborrin e kësaj shkolle.
Pjesë e kësaj nisme ishte edhe promovimi i shkollës së mesme teknike pyjore “Kolë Margjini” për ata që duan të jenë pjesë e kësaj shkolle në vitin e ardhshëm. Duke qenë se viti 2024 është shpallur si viti i pyjeve, ky projekt merr më tepër rëndësi.
Ky është viti i dytë i realizimit të nismës “Shkolla me fruta”. Më herët janë mbjellë fidanë frutorë edhe në shkollat 9-vjeçare “Ndre Mjeda” dhe “Ismail Qemali”.