Iniesta beson te Spanja: Do të doja të përjetoja këtë situatë si futbollist
Andrés Iniesta ishte protagonist paraditen e sotme gjatë prezantimit të sponsorit të ri të La Ligës, Uber Eats, kompani ambasador i së cilës është mesfushori spanjoll. Ish-lojtari i Barcelonës ka folur edhe për kampionatin europian:
“Më jep një gëzim të madh që e përjetoj këtë situatë si tifoz, edhe pse padyshim që do të doja ta përjetoja sërish si futbollist. Duhet të mbajmë këmbët në tokë por shpresoj ne mund të vendosim qershinë mbi tortë. Me Anglinë do të jetë e ndërlikuar”.
Yjet e rinj në kombëtare: “Lamine është ndryshe, duhet ta shijojmë dhe të shpresojmë që të ketë një finale të mirë. Ai është shumë i ri dhe e ka gjithë jetën përpara për të vazhduar të rritet dhe të mësojë. Edhe nëse thonë jo, të rinjtë e ndiejnë presionin: ai është 16 vjeç dhe nuk është e lehtë të përballesh me shumë gjëra, gjithashtu, Nico Williams pati një sezon fantastik dhe një lëvizje e mundshme te Barça do të ishte e rëndësishme për klubin”.