Inovacion në Greqi, shërbim 24 orë për qytetarët përmes Inteligjencës Artificial

5d2cb3d1df794c1d85c17a0d73f2f585
Shërbimet për qytetarët në Greqi së shpejti do të jenë të disponueshme për 24 orë në ditë, 365 ditë në vit përmes Inteligjencës Artificiale. Njoftimin e dha zëvendësministri i Qeverisjes Digjitale, Konstantinos Kyranakis.
Më konkretisht, integrimi i “chatbot”-eve (aplikacione) të fuqizuara nga AI do t’u japë qytetarëve mundësinë të bëjnë pyetje dhe të marrin përgjigje, duke zgjidhur pyetjet e tyre për një sërë çështjesh, përfshirë të drejtat e tyre sipas ligjit.
“Greqia pritet të jetë, nëse jo e para, një nga vendet e para anëtare të BE-së që u ofron qytetarëve mundësinë për të biseduar me qeverinë nëpërmjet inteligjencës artificiale”, nënvizoi Kyranakis.
“Pjesëmarrja e qytetarëve në këtë mekanizëm të ri do të japë rezultate shumë më të mira në një kohë të shkurtër”, shtoi ai.
Më shumë detaje rreth shërbimit do të jenë në dispozicion javën e ardhshme.