Inspektim dhe takim me qytetarët, Kryeministri Rama shëtit në rrugët e Shkodrës, foto me kalimtarë të rastit
Në orët e mbëmjes të së shtunës, kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga kryebashkiaku Benet Beci, kanë parë nga fër punimet që po kryhen në zona të ndryshme të qytetit. Ndërhyrja që po bëhet në fasadat e pallateve të Shkodrës, ka qenë inspektimi i parë i shefit të qeverisë, ku kryetari i Bashkisë Benet Beci e ka njohur me ecurinë e punimeve.
Në rrugët e Shkodrës, kryeministri Rama është ndalur dhe ka bashkëbiseduar me qytetarët e rastësishëm, ndërsa është ndalur me dëshirë dhe duke bërë batuta edhe me ata që kishin dëshirë të dilnin në një foto me të.
Kryeministri Rama e ka shtuar praninë e tij në Bashkinë e Shkodrës, por edhe vëmendjen përmes projekteve që tashmë kanë nisur apo të tjera që po përgatiten.