INSTAT: 1 në 6 pensionistë punojnë. Tushe: Mbulojnë nevoja të bizneseve që s’preferohen nga të rinjtë

pensionistë punojnë

Në një kohë kur plakja e popullsisë në rritje dhe ulja e lindshmërisë kanë marrë përmasa globale, oferta e punës pëson gjithashtu transformime bazuar në moshën e fuqisë punëtore. Shifrat e publikuara nga INSTAT treguan se Shqipëria qëndron mes vendeve me normën më të lartë të punësimit për moshën mbi 65 vjeç.

Sipas të dhënave të fundit të INSTAT, rreth 16.6% e popullsisë shqiptare, ose 1 pensionist në 6 janë ende të angazhuar në marrëdhënie pune, një shifër që e pozicionon Shqipërinë në mesin e vendeve me shkallën më të lartë të pensionistëve që vazhdojnë të kontribuojnë në tregun e punës.

Sipas sociologut Gëzim Tushe, të moshuarit në moshë pensioni mbulojnë nevoja të bizneseve që zakonisht nuk preferohen nga të rinjtë.

Mendoj që është një kombinim i mirë i të rinjve me vitalitetin e tyre, me dijet e reja, me aftësitë teknologjike. Të bëhen bashkë me eksperiencat e të moshuarve është gjë shumë e mirë. Ka të moshuar që plaken pa patologji dhe kjo ju jep atyre një përgjegjësi morale shumë të madhe pasi ndihen të dobishëm. Të moshuarit do t’i marrim për eksperiencë për të dhënë dijet dhe përvojën e tyre dhe jo të garojnë me të rinjtë. Ata pranojnë me modestinë e tyre të japin kontributin e tyre jo vetëm në profesionin e gjyshit, por edhe kontributin në jetën sociale, ekonomike dhe kulturore të shoqërisë”, tha Tushe.

Këshilli i Ministrave ka miratuar tashme ndryshimet në ligjin “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të cilat i hapin rrugë punësimit të pensionistëve, duke iu hequr detyrimin e pagimit të kontributeve.

Në shtator të këtij viti kryeministri Edi Rama ftoi të gjithë mësuesit pensionistë që duan të punojnë, të kthehen të japin mësim me orar të reduktuar.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.