Në një kohë kur plakja e popullsisë në rritje dhe ulja e lindshmërisë kanë marrë përmasa globale, oferta e punës pëson gjithashtu transformime bazuar në moshën e fuqisë punëtore. Shifrat e publikuara nga INSTAT treguan se Shqipëria qëndron mes vendeve me normën më të lartë të punësimit për moshën mbi 65 vjeç.
Sipas të dhënave të fundit të INSTAT, rreth 16.6% e popullsisë shqiptare, ose 1 pensionist në 6 janë ende të angazhuar në marrëdhënie pune, një shifër që e pozicionon Shqipërinë në mesin e vendeve me shkallën më të lartë të pensionistëve që vazhdojnë të kontribuojnë në tregun e punës.
Sipas sociologut Gëzim Tushe, të moshuarit në moshë pensioni mbulojnë nevoja të bizneseve që zakonisht nuk preferohen nga të rinjtë.
“Mendoj që është një kombinim i mirë i të rinjve me vitalitetin e tyre, me dijet e reja, me aftësitë teknologjike. Të bëhen bashkë me eksperiencat e të moshuarve është gjë shumë e mirë. Ka të moshuar që plaken pa patologji dhe kjo ju jep atyre një përgjegjësi morale shumë të madhe pasi ndihen të dobishëm. Të moshuarit do t’i marrim për eksperiencë për të dhënë dijet dhe përvojën e tyre dhe jo të garojnë me të rinjtë. Ata pranojnë me modestinë e tyre të japin kontributin e tyre jo vetëm në profesionin e gjyshit, por edhe kontributin në jetën sociale, ekonomike dhe kulturore të shoqërisë”, tha Tushe.
Këshilli i Ministrave ka miratuar tashme ndryshimet në ligjin “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të cilat i hapin rrugë punësimit të pensionistëve, duke iu hequr detyrimin e pagimit të kontributeve.
Në shtator të këtij viti kryeministri Edi Rama ftoi të gjithë mësuesit pensionistë që duan të punojnë, të kthehen të japin mësim me orar të reduktuar.
Oficerë dhe pedagogë te Kolegjit të Mbrojtjes dhe Sigurisë të Forcave të Armatosura vizituan këtë…
Vllaznia do të luajë me Elbasanin në çerekfinalen e Kupës së Shqipërsië. Goglat i kanë…
Futbolli shqiptar sot është në zi! Një ndër legjendat e tij, Sabah Bizi, u nda…
Shkodra mbart një pasuri të madhe të kulturës kombëtare, ku ahengu Shkodran është një prej…
17 janari shënon Ditën Botërore të të Drejtave të Njeriut për Përdoruesit e Drogës. Neuropsikiatri…
Jemi në muajin më të ftohtë të dimrit dhe virozat stinore prekin më shumë sëmundjet…
This website uses cookies.