Instituti i Gjeoshkencave: Veriu i vendit do të përshihet nga reshje me intensitet të lartë pasditen e së enjtes dhe ditën e premte
Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM), ka paralajmëruar përmbytje lokale përgjatë ditës së premte, ku do të ketë reshje me intensitet të lartë në veri të vendit.
Në zonat urbane në qarqet e Shkodrës dhe Kukësi, mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve.
Duke marrë parasysh përllogaritjet hidrologjike, IGJEUM ka parashikuar se reshjet e dendura të shiut mund të rrezikojnë se në qarqet Shkodër dhe Kukës, mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave.
“Sipas parashikimeve,në zonat urbane, këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve”, njofton instituti.
Reshjet do të sjellin rritje të prurjeve në lumenjtë Drin-Buna dhe Liqeni i Shkodrës.