Integrimi, Hasani: Jo më rezerva e vonesa për Ballkanin Perëndimor

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, mori pjesë në takimin e Komitetit Parlamentar të Nismës së Evropës Qendrore (CEI), që u mbajt në Tiranë, në kuadër të kryesisë së palës shqiptare.

Hasani vlerësoi punën e deritanishme të CEI në mbështetje të Ballkanit Perëndimor, teksa theksoi nevojën urgjente për përshpejtimin e procesit integrues të rajonit.

“Të shtyrë edhe nga rreziku real i influencës së drejtpërdrejtë ose hibride të faktorëve të tretë në rajon, gjykojmë se është koha që vendet anëtare të Bashkimit Europian t’i kushtojnë vëmendjen e duhur dhe të angazhohen pa vonesë e pa rezerva kundrejt përshpejtimit të integrimit të Ballkanit Perëndimor, por jo vetëm. I shprehim mirënjohjen tonë Hungarisë, e cila, sot më 1 korrik, merr kryesinë e radhës së Bashkimit Europian, duke përcaktuar si një prej prioriteteve të presidencës së saj zgjerimin e vonuar të vendeve të Ballkanit Perëndimor”, tha ndër të tjera ministri.

Kryediplomati shqiptar u shpreh se Shqipëria e konsideron CEI-n një platformë pro aktive të bashkëpunimit rajonal, teksa nënvizoi se vendi ynë ka qenë dhe vazhdon të jetë një prej promotoreve të paepura lidhur me çdo propozim e projekt të kësaj nisme.

Me propozim të Ministrit Hasani, takimi nisi me një minutë heshtje në nder të jetës dhe kontributit të shkrimtarit Ismail Kadare, i cili u nda sot nga jeta.

Shqipëria është anëtare e Nismës për Evropën Qendore prej vitit 1996 dhe ka presidencën e saj prej Janar 2024 – Dhjetor 2024.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.