Integrimi i fëmijëve me aftësi ndryshe / Drejtorja e Shkollës Speciale “3 Dhjetori”, Mataj: Kujdesi duhet të jetë i përditshëm

drejtoresha 3 dhjetori
Shpesh nuk e kuptojmë vlerën e jetës dhe vetëm kur hasemi me njerëz që janë në vështirësi për sa i përket shëndetit, arrijmë të mendojmë dhe falënderojmë më shumë për gjithçka kemi.Ky është një punim i njërit prej fëmijëve me aftësi ndryshe në shkollën Speciale “3 Dhjetori” në Shkodër. Qëllimi që ka stafi mësimor është socializimi dhe integrimi i kësaj kategorie jashtë mureve të këtij institucioni.
Ministrisë së Arsimit i është kërkuar që të mundësojë edhe disa klasa të arsimit të mesëm për këto fëmijë.
Në këtë institucion trajtohen 72 fëmijë me aftësi ndryshe mes të cilëve njëri është i braktisur nga prindërit Pjesë e shërbimit që ofrohet është edhe psikologia e shkollës me seancat e saj. Shkolla Speciale “3 Dhjetori” është një institucion që ka dhënë kontribut të madh në integrimin e fëmijëve përmes aktiviteteve kulturore, sportive dhe argëtuese