Categories: LajmePolitikë

Integrimi-Krichbaum: Hapja e kapitujve në dhjetor, çështja Beleri nuk cënon vendimin

Shqipëria do të hapë kapitujt e parë të bisedimeve për anëtarësim në dhjetor. Kreu i Komisionit të jashtëm në parlamentin gjerman, Gunter Kriechbaum ka siguruar për vendimin unanim në përgjigje të interesimit të Televizionit Publik.

Për të ashtuquajturat 15 kushte të Gjermanisë, ka patur rezultate masive të suksesshme, por disa fusha mbeten ende thelbësore për një vendim për Shqipërinë, siç janë reforma zgjedhore, ligji për median dhe ai për administratën publike. Megjithatë, referuar vendimit të BE-së për të përparuar me Ukrainën dhe Moldavinë, mendojmë se do të ishte thellësisht e padrejtë të pengojmë Shqipërinë. Prandaj mendoj se vendimi për Shqipërinë do të merret, ndërkohë që do të monitorojmë përgjatë një viti se çfarë do të bëjë Shqipëria për të përmbushur 5 kushtet e mbetura”, tha Kriechbaum.

Mes fushave të konsideruara imediate si reforma zgjedhore, Krichbaum kujton paralajmërimin e Bashkimit Europian për financimin e partive, votën e diasporës, reformën administrative ligjin për median dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Veprimi mbi ata që në të shkuarën janë konsideruar të paprekshëm, tani është realitet që dalin para gjykatës dhe procedohen prej saj. Ky është një hap esencial përpara në sistemin e drejtësisë që tregon me vepra reformën e ndërmarrë. Edhe për median, referuar vendimeve të komisionit të Venecias, është e rëndësishme të ndërmerren hapa të shpejtë dhe është fjala për presionet e politikës mbi median që duhet të reduktohen shpejt, të ketë transparencë sidomos për financimet e mediave. Personalisht pres që deri në raportin e ardhshëm të Komisionit Europian të ketë lëvizje në këtë drejtim, që do të thotë se nëse konstatohet mungesë rezultatesh, do të ndërpriten bisedimet për kapitujt e hapur, edhe pse Gjermania e mbështet fuqishëm anëtarësimin e Shqipërisë”, shtoi ai.

Vendimin për Shqipërinë nuk e cënon çështja Beleri, ka arsyetuar deputeti gjerman.

Unë shpresoj që në dhjetor të kemi një vendim unanim për hapjen e kapitujve të parë të bisedimeve me Bashkimin Europian për Shqipërinë. E them këtë sepse çështja Beleri përbën një rast tjetër kur çështjet dypalëshe keqpërdoren për të bllokuar përparimin e vendeve kandidate. .Unë mund të them vetëm se nëse një çështje është e natyrës dypalëshe, nuk mund të kërkohet qendrim në nivel europian. Për këtë ka gjykata ndërkombëtare që të sqarohet.

Nëse do i hapet rruga një gjëje të tillë, atëherë do të ketë sërish presione nga vende europiane përkundër vendeve kandidate për në BE. Pikërisht këtë nuk duhet të lejojmë. Për çështjen Beleri ne nga Berlini nuk mund të gjykojmë se si është e drejta. Prandaj ka gjykata që të sqarojnë e të shprehen dhe Greqia mund të kërkojë këtë në Gjykatë ndërkombëtare.

Mendimi im është që gjykatat shqiptare e njohin me shumë saktësi profilin e veprës që rëndohet për shkak të shitblerjes së votës, siç edhe në Gjermani ku procesi shoqërohet me heqje lirie. Prandaj duhet të sqarohet se në këtë moment është çështje e autoriteteve të drejtësisë shqiptare që përcaktojnë përgjegjësinë e z. Beleri.

Sigurisht vlen presumimi i pafajësisë deri sa të shpallet vendimi i formës së prerë, por mbetet vetëm nga Gjykata për t’u bërë dhe kësisoj hapi përpara për Shqipërinë sipas meje nuk do të pengohet dhe Greqia do të deklarohet pro vendimit në takimin e dhjetorit”, nënvizoi  Kreu i Komisionit të jashtëm në parlamentin gjerman, Gunter Kriechbaum.

RTSH Shkodra

Recent Posts

“Studio Sport” në RTSH Shkodra/Futbolli dhe lojrat me dorë në analizën e të ftuarve në panel

Si zakonisht, mbrëmja e së mërkurës sjell në ekranin e RTSH Shkodra, emisionin sportiv, Studio…

1 hour ago

Promovohet “Ose ne…”/Libri i autores Manjola Lloja u promovua në hollin e RTSH Shkodra

Në Radio Shkodra do të niste hapat e parë të një rrugëtimi të gjatë në…

1 hour ago

PD përkujton Ditën e Flamurit/Deputetë, të zgjedhur vendorë dhe drejtues lokalë vendosin kurora tek shtatorja e Luigj Gurakuqit

Ndërsa në sheshin para bashkisë Shkodër është celebruar Dita e Flamurit me ngritjen simbolike të…

1 hour ago

Koncerti me motive kombëtare/Ansambli “Shota” performoi këngë dhe valle tradicionale në teatrin “Migjeni”

Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota” nga Kosova dhuroi momente elektrizuese për publikun shkodran…

1 hour ago

Irfani, flamurtari shkodran/Me simbolin kombëtar ka kaluar momente të bukura dhe të vështira

Çdo shqiptar i ka të shenjta simbolet kombëtare. I tillë është edhe flamuri kuqezi për…

1 hour ago

Ceremonia e ngritjes së Flamurit/ Autoritetet fetare në Shkodër, mesazh bashkimi për shqiptarët

Si çdo vit, në sheshin para bashkisë Shkodër, është zhvilluar ceremonia zyrtare e festimit të…

1 hour ago

This website uses cookies.