Integrimi në BE, Dhuka: Shqipëria 100% e linjëzuar me politikën e sigurisë dhe të mbrojtjes së BE

BE, Dhuka

Ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatorja për Integrimin në Bashkimin Evropian, Majlinda Dhuka gjatë një seance dëgjimore në komisionin e Çështjeve Europiane deklaroi se Shqipëria i ka pararendur të gjitha përgatitjet teknike për të avancuar me çeljen e negociatave edhe me kapituj të tjerë gjatë vitit 2025.

Shqipëria po progreson me mbështetjen e KE-së dhe të vendeve anëtare të BE-së në rrugëtimin historik të çeljes së negociatave me më shumë kapituj, që nga momenti kur çeli negociatat për grupimin e parë ‘Themeloret’, në 15 dhjetor”, tha ajo.

Nga ana tjetër Kryetarja e Komisionit për cështjet europiane, Jorida Tabaku u shpreh se procesi  po zhvillohet në një mënyrë të mbyllur dhe të bunkerizuar, duke injoruar bizneset dhe shumicën e shqiptarëve.

Procesi i integrimit nuk mund të mbështetet vetëm në pozicionin gjeostrategjik të Shqipërisë. Është jetike që bizneset, shoqëria civile dhe qytetarët të përfshihen në këtë proces. Mbajtja e këtij procesi me dyer të mbyllura është një tjetër tregues i mungesës së transparencës nga ana e qeverisë”, deklaroi Tabaku.

Ndërsa Dhuka sqaroi se ato janë konfidenciale dhe shqyrtohen në kushte të konfidencialitetit.

Po ashtu, Dhuka theksoi se janë  parë me kujdes eksperiencën nga vende të tjera në  procese të ngjashme dhe ky qëndrim është i ngjashëm me atë të Shqipërisë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.