Integrimi në BE – Komisionerja Marta Kos, agjendë intensive në Shqipëri

Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos, do të mbërrijë në Shqipëri në një vizitë intensive dyditore, në përpjekje për të diskutuar mbi procesin e negociatave dhe çeljen e grup-kapitujve të tjerë të integrimit.
Të enjten në orën 9:30, komisionerja Kos do të pritet në selinë e qeverisë nga Kryeministri Edi Rama. Pas takimit dypalësh është parashikuar edhe një konferencë e përbashkët për shtyp në orën 10:30.
Gjatë qëndrimit në Shqipëri, komisionerja Kos do të takojë edhe kryetaren e Kuvendit, përfaqësues të opozitës, si dhe do të zhvillojë një vizitë në Elbasan, në tri sipërmarrje të financuara nga BE-ja.