Integrimi në BE/ Presidenti Makron: Data fikse nuk ka kuptim
Presidenti i Francës Emanuel Makron (Emmanuel Macron) duke u përgjigjur interesit të gazetarëve nëse ka një datë për integrimin e Shqipërisë në BE, u shpreh se, “nuk mund të ketë një datë fikse për këtë”.
“Data nuk ka kuptim. Sepse kjo shkon bashkë me angazhimin e vendit, bazohet në meritë. Ditën kur një vend të ecë më shpejt, mund ngadalësohet nga krizat rajonale, mundet. Pra data e prerë është kundër kësaj fryme. Ajo çka e provokon procesin është një provokues gjeopolitik I jashtëm. Sepse nëse ju ndodh një aksident demokratik, ose në vendin tuaj vjen një qeveri që nuk bënë reforma, sepse BE bazohet te reformat. Çfarë kuptimi do të kishte kjo datë ?. Pra data e prerë është kundër kësaj fryme”, tha Makron
Duke folur për rrugëtimin e Shqipwrisw nw kwtw proces, Makron pranoi se ai ishte kundër kësaj në 2018, sepse sikurse e shpjegoi, BE-ja po funksiononte si një “revistë “ burokratike.
“Është plotësisht e vërtetë, unë isha ai që pengoi procesin, se po vinim rrotull. Po ndodhte një proces mbledhja u bë në indiferencë të sigurt, thuhej se do zgjasë edhe shumë, jeni në X kapitull, vendeve të tjera iu premtohej. Pra nuk thonim asgjë, unë thash ky proces nuk funksionon, ky proces duhet të jetë më politik. S mund të jetë një proces burokratik, që të flasim për kapituj, duhet të ketë një angazhim të evropianëve.
Ndaj tha ai, “para dy vitesh propozova që të mblidhemi mes të ngjashmish, t’i jepej fund një mekanizmi hipokrit. Ne që jemi në BE vetë duhet të bëjmë reforma, duhet të jemi të kthjellët. Në këtë frymë dua ta bëjmë këtë transformim, kemi ende shumë për këtë epokë të re ribashkimi, Është një nga sfidat. Vendet që munden duhet të ecin më shpejt. Duhet të mirëmbajmë lidhjet me Evropën, në vendet tuaj lidhjet janë të jashtëzakonshme”.
“Mos e nënvlerësoni rëndësinë e rrugës vetë. Dy gjëra janë të rëndësishme: në momentin kur uleni rreth tavolinës, nuk ka më gjyshër e nipër ka vetëm të barabartë. Evropa e ka humbur rrugën në luftërat civile, ishte aventure hegjemonish. Askush nuk mund të thotë unë e di. E dyta, Evropa është një transferim sovranitetesh që e kemi zgjedhur vetë. Vendosim në mënyrë sovrane, heqim dorë nga disa kompetenca me dëshirën tonë, është një zgjedhje e vështirë, në vendet që kanë jetuar totalitarizëm. Evropa është si Moska, kurrë mos e thoni këtë, e keni zgjedhur ju Brukselin në mënyrë sovrane. Kjo rrugë është e rëndësishme, Aventura evropiane vendos të transferojmë sovranitet. Duhet të përtypet mirë, është një rrugë që nuk duhet bërë shpejt nëse nuk thuhet e vërteta”, nënvizoi më tej Makron.