Integrimi në BE/ Rama takim me skuadrën negociatore: Shqipëria zotëron 50% të kapacitetit për anëtarësim

Rama takim

Rama takim

Shqipëria përfundoi me sukses fazën e parë të negociatave, i quajtur procesi “screening”, ndërsa mori një vlerësim pozitiv për përgatitjen e vendit nga Komisioni Europian.

Kreu i qeverisë Shqiptare, në një takim këtë të hënë (18 dhjetor) me skuadrën negociatore nuk i kurseu falënderimet ndaj administratës për punën e bërë. Ai u shpreh se Shqipëria sot zotëron mbi 50% të kapacitetit për t’u siguruar gati për anëtarësim në BE.

Shqipëria sot zotëron mbi 50% të kapacitetit për t’u konsideruar gati për anëtarësim në Bashkimin Europian. Mbi 50% është shumë, duke pasur në konsideratë që ky është vetëm fillimi i procesit dhe është shumë për të kuptuar të gjithë se Shqipëria është larg së qeni ai vendi i perceptimit që ushqehet së brendshmi nga vetë natyra jonë që e kemi problem tja pranojmë vendit tonë të mirat e tjera përveç detit, ajrit, maleve. Kur vjen puna për të vlerësuar pjesën tjetër që ka të bëjë me atë vendi ka si kapacitet të brendshëm qeverisës, nuk flas për qeverinë, por shtetin, e kemi të vështirë, në pikën që nuk janë pak ata që thonë ishim më mirë kur ishim më keq”, tha Rama.

Ai kërkoi që puna për fazat e tjera të procesit të integrimit të vijojë me të njëjtin ritëm, teksa tha se është “në dorën tonë” që ta përshpejtojmë procesin.

“Është në dorën tona që ta përshpejtojmë procesin dhe kjo është e rëndësishme që të jetë motivi themelor në fazën ku do të hymë. Ta shpejtojmë procesin. Do kërkoja që të gjithë sëbashku të fokusoheni njësoj si një skuadër që ka hyrë në fushë për të fituar, që ne të fitojmë sa më shumë kohë që ne të ecim sa më shpejt që të mos mjaftohemi me çfarë na kërkojnë për javën apo muajin e ardhshëm, pro të synojmë që në çdo një nga pjesët e këtij procesi, të arrijmë në fund përpara sesa mund të parashikohet afati i vendosur nga të tjerët. Duhet të jemi përpara për BE shumë përpara se BE të jetë gati për ne”, theksoi kryeministri.

Rama: AI do ndihmojnë të shmangim shkrimin e mbi 300 mijë faqeve

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se inteligjenca artificiale do të bëjë të mundur shmangien e shkrimit të 300 mijë faqeve për masat ligjore sipas kuadrit europian.

I kam kërkuar Majlindës që të përgatisim kombinatin e ligjeve. Sepse duhet një kombinat i tërë për të shkruar gati 300 mijë faqe. që janë masat ligjore të organizmit të BE-së.

Një kombinat i tërë me një armatë të tërë përkthyesish, juristësh, dhe koha e solli që ta kapërcejmë këtë nevojë dhe të kemi në dispozicion modelin e AI që do ndihmojë skuadrat tuaja që materialin bazë në shqip për gjithçka lidh organizmin e BE-së ligjërisht dhe çka duhet bërë pjesë e trupës ligjore të vendit tonë, ta keni në dispozicion shumë më shpejt dhe të punoni për të shumë më shpejt dhe të ndërtojmë një tjetër kalendar fazash të zbatimit”, tha Rama.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.