Komisioni për Çështjet Europiane shqyrtoi projekt-pozicionin negociues për grupimin e tretë të kapitujve “Konkurrueshmëria dhe rritja gjithëpërfshirëse” në kuadër të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Gjatë mbledhjes, kryetarja e Komisionit, Jorida Tabaku, kërkoi nga Kryenegociatorja Majlinda Dhuka publikimin e pozicioneve negociuese menjëherë pas miratimit, duke theksuar se çdo ditë merr dhjetëra kërkesa nga shoqëria civile për më shumë transparencë mbi procesin.
“Për hir të transparencës së këtij procesi ripërsëris edhe njëherë kërkesën për nisjen e një dialogu gjithëpërfshirës me të gjithë palët në këtë proces”, u shpreh Tabaku.
Nga ana tjetër, ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatorja, Majlinda Dhuka, e pranishme në komision, e cilësoi këtë moment si një hap historik për Shqipërinë në rrugën e saj drejt BE-së. Ajo theksoi se gjatë pesë muajve të fundit, vendi ka shënuar një progres të madh në negociata.
“Procesi i përgatitjes së qëndrimit negociues është tërësisht i hapur. Ne kemi zhvilluar 32 tryeza diskutimi me grupet e interesit gjatë 2024-2025. Po diskutojmë me Kuvendin mbi çeljen e negociatave për 8 fusha të reja të “Konkurrueshmërisë dhe rritjes gjithëpërfshirëse”, pasi BE njohu progresin e Shqipërisë me reformat në këtë fushë” u shpreh Dhuka.
Në lidhje me kërkesën për mbajtjen e mbledhjes me dyer të hapura, Dhuka sqaroi se diskutimet në komision janë konfidenciale sipas ligjit për rolin e Kuvendit në procesin e integrimit evropian. Pas votimit nga anëtarët e Komisionit, seanca vijoi me dyer të mbyllura.
Amina Kurtabegu, Amla Rusi, Amra Sala, Eljesa Kraja, Imena Troshani dhe Rajna Cacani, fituese të…
Në kuadër të festimeve të fundjavës për Karnavalet, Bashkia e Shkodrës ka publikuar planin e…
Dokumenti i politikave të arsimit të lartë, i miratuar të martën nga Konferenca e Rektorëve,…
Një 51-vjeçar ka kallëzuar në polici se tre shtetas nga fshati Trush i Poshtëm, Bashkia…
Edhe pse bëhej fjalë për ndeshjen e dytë brenda 48 orëve LeBron Xhejms nuk u…
Në Nion të Zvicrës u mbajt pak minuta më parë shorti i Champions League ku…
This website uses cookies.