Lajme

Integrimi në BE- Spiropali: I bazuar në meritë, jo dhuratë. Gonzato: Shqipëria, para një mundësie historike

Anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian do të jetë një proces i bazuar në meritë dhe jo një dhuratë nga Brukseli. Kështu deklaroi kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali gjatë fjalës së saj në takimin e nivelit të lartë me temë “Shqipëria 2030 në BE- Rruga e reformave”, ku të pranishëm ishin edhe ambasadorët e akredituar në Shqipëri.

Spiropali tha se rruga drejt BE nuk është e lehtë, teksa foli edhe për sfidat e reja me të cilat po përballet edhe Kuvendi. Duke e konsideruar si të arritshme ambicien e qeverisë për anëtarësimin e vendit në BE brenda 2030, Spiropali tha se institucioni që ajo drejton po tenton në rritjen e konsensusit për miratimin e ligjeve që do të jenë kritere për hapjen dhe mbylljen e kapitujve.

Asgjë nuk ka qenë e lehtë, është një punë e vështirë dhe voluminoze. Nuk besoj se ka forcë politik që të jetë kundër ambicies shqiptare për integrim në BE. Debati ynë është për rrugën, mjetet si realizohet ky proces. Kjo është sipërmarrje ku askush nuk është përjashtuar. Përtej të gjitha dilemave që ngrenë krye në politikën e ditës, duhet të besojmë një të vërtetë të pamohueshme që anëtarësimi në BE do të jetë proces i bazuar në meritë. Askush nuk na ka falur gjë dhe askush nuk pret dhuratë nga Brukseli. Më lejoni të ndaj disa sfida të Kuvendit. Realizimi i këtij objektivi strategjik, ka shtruar para nesh disa role të reja.

Këto ndryshme i përcaktojnë Kuvendit një rol të rëndësishëm për të çuar përpara axhendën europiane, dhënien e rekomandimeve për pozicionet negociuese të Shqipërisë, rritjen e pjesëmarrjes së grupeve të interesit mbi monitorimin e procesit. Vullneti ynë për të përshpejtuar ritmet e anëtarësimit na bën të besojmë se anëtarësimi brenda 2030 është i arritshëm. Kuvendi po tenton sa mundet edhe në një klimë të tendosur politike që të rrisë konsensusin për miratimin e ligjeve që do të jenë kritere për hapjen edhe mbylljen e kapitujve”, u shpreh Spiropali.

Ambasadori i BE, Silvio Gonzato tha se Shqipëria ka përpara një mundësi unike dhe reale për t’u integruar në BE. Ai tha se tashmë, arritja e këtij objektivi është në duart e institucioneve të vendit tonë, për të dhënë rezultate në zbatimin e reformave të kërkuara.

Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE do të mbetet në krye të përparësive të BE në të ardhmen e afërt. Udhëheqja e re e rikonfirmoi këtë mjaft qartë. Për herë të parë në një dekadë ka një perspektivë realiste që ne të mund të sjellim një apo më shumë vende kandidate për zgjerim në linjën e finishit gjatë këtij mandati. Procesi bazohet në meritë dhe demokracia dhe sundimi i ligjit do të mbeten shtylla kryesore. Nëse vendet  kandidate do të japin rezultate, BE do të jetë aty.

Shqipëria ka një mundësi historike përpara, perspektiva e vendit tuaj për t’u bërë pjesë e BE është reale. Dy muaj më parë çelëm bisedimet për gruipkapitullin e themeloreve. Institucionet shqiptare duhet të japin rezultate për një grup reformash të përkufizuara qartë në fusha që përbëjnë shtyllën e procesit  të integrimit, sundimi i ligjit, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, liria e medias, konsolidimi i reformës në drejtësi dhe reforma në administratën publike. BE ka përcaktuar qartë se cilat janë reformat që duhen kryer në këto fusha. Fokusi kryesor i Shqipërisë tani është zbatimi i këtyre reformave. Ka dy pika që dua të përmend: ky nuk është një proces ku plotësojmë disa kuti. BE monitoron progresin, sheh nëse reformat janë zbatuar. Pra ne jemi aty për të ndihmuar dhe siguruar që është kështu”, tha Gonzato.

Ndalur te drejtësia, Ambasadori i BE tha se parimi udhëheqës duhet të jetë pakthyeshmëria e Reformës në Drejtësi.

BE duhet të ketë një ndjesi të qartë që reformat nuk janë vetëm pjesë e kuadrit ligjor të Shqipërisë, por që bazohen në mënyrë efektive. Së pari këto reforma janë për Shqipërinë dhe së dyti nuk është vetëm një proces teknik. Sa i përket drejtësisë, parimi udhëheqës duhet të jetë pathyeshmëria e Reformës në Drejtësi dhe sidomos e arkitekturës së saj profesionale. Është thelbësore që ndarja e pushteteve garantuar nga Kushtetuta të respektohen plotësisht, ky është kyç për një proces demokratik. Një proces i tillë duhet të përfshijë konsultimin e aktorëve dhe gjithëpërfshirje dhe mbështetje ndërpartiake, ky duhet të jetë një objektiv nëse nuk është arritur ende. Sa i takon masave për të parandaluar korrupsionin, mirëpres miratimin e strategjisë kundër korrupsionit. Shqipëria ka tashmë një mundësi unike për të përfunduar  procesin e anëtarësimit. Përparësia e të gjitha institucioneve shqiptare duhet të jetë ruajtja e arritjeve të jashtëzakonshme të bëra deri më tani dhe po mendoj posaçërisht për gjyqësorin e reformuar, përfshi SPAK. Një gjë është e qartë, ata mund të mbështeten në shumicën dërrmuese të qytetarëve shqiptarë”, theksoi ai.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Berisha: Po bllokoni Kushtetuesen dhe ‘Venecian’, Xhaçka e lidhur direkt me Edi Ramën

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar mazhorancën se po bllokon Gjykatën Kushtetuese dhe…

3 minutes ago

I shpallur për prodhim dhe shitje të narkotikëve, forcat “Shqiponja” kapin 33-vjeçari

Policia ka finalizuar operacionin e koduar “Survey” duke vendosur dhe kapur në pranga një 33-vjeçar,…

6 minutes ago

Trafik armësh Kosovë-Shqipëri- Shkatërrohet grupi kriminal, lëshohen 14 urdhër arreste

Një grup i strukturuar kriminal i trafikut të armëve Kosovë-Shqipëri është shkatërruar ndërsa janë lëshuar…

8 minutes ago

Bardhi kërkon interpelancë me Ramën: Po shmang përgjegjësinë. Balla: Nuk vjen për të sqaruar shpifje

Interpelanca e kërkuar nga Partia Demokratike ndaj kryeministrit Edi Rama për çështjen Becchetti është kthyer…

2 hours ago

Pite të buta me majdanoz dhe hudhra – Shije fantastike

Përbërësit  ½ kg miell 200 gr kos Gjysmë luge kafeje me sodë buke Kripë Vaj…

2 hours ago

Tetë shenjat paralajmëruese të problemeve me mëlçinë

Mëlçia është një organ shumë i rëndësishëm, që ndihmon në pastrimin e trupit, përthithjen e…

2 hours ago

This website uses cookies.