Integrimi, reforma në drejtësi dhe reforma zgjedhore, Nikolla takon ambasadorin Soreka
Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ka pritur sot në takim të ngarkuarin me punë në delegacionin e BE-së në Tiranë, Luixhi Sorekan (Luigi Soreca).
Rritja e rolit të Kuvendit në integrimin evorpian, sfidat e lidershipit të Shqipërisë në Procesin e Berlinit, reforma në drejtësi dhe reforma zgjedhore kanë qenë temat për të cilat kanë biseduar Nikolla me ambasadorin Soreca.
Nikolla shprehu kënaqësinë e rifillimit të bashkëpunimit të Kuvendit me Sorecën, i cili ka një bazë solide prej misionit të tij si Ambasador i BE në Tiranë.
Kryetarja Nikolla dhe Ambasadori Soreca biseduan mbi rritjen e rolit të Kuvendit në integrimin evropian gjatë fazës së zhvillimit të negociatave, për sfidat e lidershipit të Shqipërisë në Procesin e Berlinit si edhe avancimin e reformës në drejtësi dhe reformës elektorale.