Categories: AktualitetLajme

Inteligjenca artificiale, AKSHI tender 2.6 mln euro për projektin që lidhet me BE

Qeveria synon të përdorë inteligjencën artificiale në disa procese pune të administratës publike që kanë si synim përafrimin e disa aspekteve ligjore e rregullatore të kuadrit shqiptar me atë të Bashkimit Europian, shkruan Monitor. 

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit çeli këtë të enjte tenderin me një fond limit 279 milionë lekë apo rreth 2.6 milionë euro me objekt “Përdorimi i Inteligjencës Artificiale në procesin e Transpozimit të Aqcuis për Integrimin Evropian”.

Në dokumentet e procedurës nënvizohet se “objektivi i përgjithshëm i këtij projekti është implementimi i teknologjisë AI në institucionet publike me qëllim përshpejtimin e procesit të transpozimit të akteve të BE. Ofrimi i këtij shërbimi nëpërmjet përdorimit të kapaciteteve NLP (Natural Language Processing), do të mundësojnë automatizimin, grumbullimin, seleksionimin e të gjithë akteve/ligjeve të sjella nga BE dhe aksesimin e këtyre kodeve në çdo kohë dhe nga çdo pajisje nga të gjithë aktorët e përfshirë në këto procese”

Ky automatizim sipas AKSHI-t përfshin shtimin e teknologjisë AI në institucionet publike për menaxhimin e kërkesave dhe dhënies së informacioneve të dëshiruara, të marra nga aktet e BE ndaj të gjithë përdoruesve të platformës përgjatë gjithë kohëzgjatjes së këtij projekti.

Në thelb qëllimi i kësaj nisme është konfigurimi i një platforme për institucionet publike e cila vendos në përdorim Inteligjencën Artificiale (AI) me qëllim uljen e barrës administrative të transpozimit të legjislacionit të BE-së.Po kështu përdorimi i AI në përgatitjen e akteve për përafrim, në proceset e: grupimit dhe kategorizimit të akteve/rregullores së Acquis, filtrimin e informacioneve sipas prioritetit dhe përkthimin e akteve.

Një tjetër qëllim është përdorimi i AI në krahasimin e legjislacionit aktual shqiptar me atë të Acquis për të identifikuar: boshllëqe, mospërputhje, dhe ngjajshmëritë si dhe në hartimin e një draft ndërhyrjeje ligjore dhe/ose përafrimit të politikave në sistemin shqiptar.

Arsyeja e kësaj nisme lidhet me faktin se tashmë në këtë etapë të re Shqipërisë i duhet të përshpejtojë procesin për transpozimin e Acquis ndërkohë që volumi i punës mbetet i lartë.

Niveli i radhitjes së Acquis të BE-së në sistemin ligjor mbetet i ulët, me një shpejtësi aktuale për hartimin e legjislacionit të përafrimit më afër më shumë se 60 akteve në vit. Duke filluar procesin e negociatave në korrik 2022, Shqipëria duhet të përshpejtojë procesin e radhitjes.

( Sipas Monitor )

RTSH Shkodra

Recent Posts

Krimet zgjedhore – kreu i SPAK, Dumani: Parlamenti kërkoi hetime të tilla

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, shpjegoi gjatë së premtes arsyet pse SPAK-u ndërmori…

5 hours ago

Shorti i Ligës së Konferencës në RTSH/ Çelsi sfidon Kopenhagenin, Fiorentina peshkon Panathinaikos

Aspirantet për finalen e madhe në Vroklav kanë mësuar sot rrugëtimin e tyre drejt 90’…

5 hours ago

Arresti kardiak i rrezikshëm – Mjeku kardiolog jep këshilla të vlefshme në përballjen me të

Vitet e fundit vërehet se janë rritur rastet e arresteve kardiake, ku po preken dhe…

5 hours ago

Të rinjtë drejt varësive / Imam Muhamed Sytari: Kaloni më shumë kohë me familjen

Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, ka tërhequr vemendjen e prindërve që të kalojnë më…

6 hours ago

Infrastruktura rrugore në rrethina – Në fshatin Bardhaj, vite që banorët presin të investohet

Mungesa e infastrukturës, por edhe mos menaxhimi i mbeturinave , vazhdon të jetë prezent me…

6 hours ago

Eliana Laçej zgjidhet zëvendësrektore / Senati Akademik i UNISHK ka miratuar edhe buxhetin e institucionit

Mbledhja e sotme e Senatit Akademik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ka miratuar buxhetin…

6 hours ago

This website uses cookies.