Gjatë prezantimit të modulit të Inteligjencës Artificiale të zhvilluar brenda platformës së integrimit europian për anëtarësimin, Rama theksoi se ky proces është karakterizuar nga një shpejtësi e jashtëzakonshme dhe i ka dhënë Shqipërisë mundësinë të hyjë në faza të reja të negociatave
Kjo shpejtësi, tha Rama, lidhet edhe me përdorimin e Inteligjencës Artificiale për të përshpejtuar transferimin e legjislacionit të BE-së në legjislacionin shqiptar, një metodë që do të mundësojë përfundimin e procesit screening brenda afateve ambicioze të vitit 2027.
“Shqipëria mori letrën e rezidencës polake, të këshillit të BE, ku na thuhet se vendi ynë është gati të çel negociatat edhe për grupkapitullin e tretë. Letra i kërkon BE, paraqitjen e pozicionin negociues për 8 pika. Kjo letër pasoi me shpejtësi dhe me procesin e negociatave kemi hyrë me një shpejtësi shembullore. Kjo shpejtësi lidhet me krijimin e kushteve. Me këto grupletra ne bëhemi të dytë në rajonin tonë në aspektin e distancës me derën e madhe të BE-së. Nuk na qaste njeri, nuk na jepnin as statusin e kandidatit, kemi luftuar me paragjykimin dhe cinizmin e ndonjë vendi anëtar dhe pastaj arritëm që në procesin e screening të ndryshonim 100 % gjithçka. Jemi përgatitur që kur të vijë kjo fazë ne të kemi në dorë një armë më shumë duke shfrytëzuar Inteligjencën Artificiale. Përshpejtimin i transferimit të legjislacionit të BE në legjislacionin shqiptarë, kur më parë vendet kanë harxhuar vite e vite të tëra. Ndërkohë që në me këtë model do jemi të gatshëm që gjithçka ka mbyllim brenda afatit ambicioz brenda 2027, për t’i dhënë kohë pastaj procesit politikë dhe ratifikimit në parlamentet në vendet e BE dhe 2030 të na gjejë me flamurin tonë të renditur të parin në BE”, tha Rama.
Shëndeti oral dhe dentar tek fëmijët duhet të mbrohet duke filluar që nga dhëmbët e…
Një shumë e madhe parash është vjedhur në banesën e një ish-mjekeje në lagjen “Qemal…
Ndryshimet në Kodin Zgjedhor u prezantuan sot (13 shkurt) në Kuvend, teksa PS dhe PD…
Sot luhen ndeshjet e para të Play Off-it të Europa League dhe sfida më interesante…
Granit Xhaka është i bindur se ndeshjen e vitit në Gjermani, Bajeri mund Bajernin për…
Opera është një formë arti që bashkon elemente të teatrit, muzikës dhe këndimit për të…
This website uses cookies.