Intensifikimi i bashkëpunimit, Vuçiq takim kokë më kokë me Micotakisin
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq (Aleksandar Vucic) ka pritur këtë të hënë (12 shkurt) para Pallatit të Serbisë kryeministrin grek Kiriakos Micotakis (Kyriakos Mitsotakis).
Pas pritjes ceremoniale, dyshja zhvilluar një takim kokë më kokë.
Mbrëmjen e djeshme, Vuçiq publikoi në rrjetin social Instagram një foto të tijën me kryeministrin grek para një stadiumi futbolli, ku shkruante se “Këtë vatër pas meje dhe kryeministrit Mitsotakis e ka blerë babai për Vukanin e vogël (djalin gjashtëvjeçar të Vuçiqit).
Unë dhe Kiriakosi sapo bëmë një foto me topin. Më vjen mirë që mund të pres një mik të madh të Serbisë, jam krenar për marrëdhëniet tona personale, besoj se sonte dhe nesër do të arrijmë rezultate të mëdha në përmirësimin e bashkëpunimit midis popujve vëllezër, serb dhe grek”.
Kryeministri grek shoqërohet në vizitën e tij në Serbi nga zëvendësministri i Punëve të Jashtme ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, ministri i Zhvillimit dhe Ministri i Mjedisit dhe Energjisë.