Inter, Inzaghi: Atletico? Duam të rijetojmë netë magjike

Liga e Kampionëve është rikthyer dhe për Interin që po udhëton me shpejtësi në kampionat, ka ardhur koha e provimit të spanjishtes. Në San Siro, për ndeshjen e parë të 16-shes, mbërrin Atletico Madrid e Diego Pablo Simeones. “Do të jetë një 16-she shumë e vështirë kundër një skuadre që ka ndryshuar mënyrën e lojës, duke sjellë cilësi në driblim dhe agresivitet. Do të duhet Interi i vërtetë”. Megjithatë, për Simone Inzaghin ka vetëm një objektiv: “Dëshirojmë të përsërisim rrugëtimin e sezonit të kaluar në Ligën e Kampionëve, deri në finale. Do të duhet të qëndrojmë të fokusuar dhe të punojmë mirë”.

Çfarë shok skuadre ishte Simeone dhe çfarë trajneri u bë? – “Do të jetë kënaqësi ta gjej sërish si kundërshtar pasi ka qenë një shok i madh skuadre. Ne kemi qëndruar gjithmonë në kontakt. Ishte e qartë se ai do të bëhej një trajner i madh dhe rezultatet me Atleticon flasin vetë. Ai ka qenë me të njëjtin klub për 13 vjet dhe ka fituar shumë. Përveç ndikimit që ai jep te skuadrat, është kënaqësi të shikosh lojën e Atletikos këtë vit”.

“Ne e dimë se çfarë bëmë vitin e kaluar duke përjetuar netë magjike me klubin dhe tifozët. Do të donim ta bënim sërish, por e dimë që ka ekipe të mëdha me të njëjtën aspiratë. Atletico është një ekip me vlerë absolute, me sasi dhe cilësi dhe një skuadër e stërvitur shumë mirë. Do të jetë një raund shumë i komplikuar, por ne do të luajmë mirë mbi 180 minuta. San Siro do të jetë i bukur dhe do të jetë e mrekullueshme të luajmë ndeshjen, do të na duhet Interi i vërtetë”.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.