Inter, Inzaghi: Bayern? Favorit bashkë me Realin, por…

Inzaghi

Interi i Simone Inzaghit “zhytet” sërish në Ligën e Kampionëve pas barazimit ndaj Parmës në kampionat, me synimin për të vazhduar të mbajë gjallë ëndrrën e “Tripletës”. Zikaltërit do të përballen me Bayern në ndeshjen e parë çerekfinale dhe do ta bëjnë këtë me formacionin tipik, me përjashtim të Dumfries të dëmtuar që do të zëvendësohet nga Darmian.

“Është e mrekullueshme të jesh këtu. Do të jetë një ndeshje e vështirë, kundër një skuadre shumë të fortë në një stadium të bukur. Por ne e dimë përpjekjen që kemi bërë për të arritur këtu dhe do të shfrytëzojmë shanset tona. Si jemi? Epo, me disa dhimbje si të gjitha skuadrat që luajnë kaq shumë”.

“Por, ne e dimë se cila është rruga jonë në Champions, pozicioni në kampionat dhe në Kupën e Italisë. Pas kësaj ndeshjeje do të kemi një ditë e gjysmë për të menduar për kampionatin, pastaj sërish Champions, pastaj kampionatin dhe Kupën e Italisë”.

“Është një sezon i gjatë dhe intensiv, por ne jemi krenarë që jemi këtu. Bastoni dhe Calhanoglu u stërvitën me grupin. Dimarco bëri stërvitje individuale, ndërsa Lautaro është mirë dhe do të luajë nesër. Rikuperojmë Barellën pas skualifikimit dhe nuk e kemi Asllanin. Bayern është një skuadër me eksperiencë, që ka arritur në fund të këtij kompeticioni për shumë vite. Ata janë favoritët së bashku me Real Madridin, por ne duam të luajmë një ndeshje të madhe”.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.