Inter, Lautaro: Të jesh i kualifikuar, do të thotë që jemi rritur
I pamëshirshëm Lautaro Martinez. Kapiteni i Interit hyri në lojë në pjesën e dytë dhe vendosi ndeshjen kundër Salzburgut, duke i dërguar zikaltërit në raundin e 16-shes në Champions League. “Jam shumë i lumtur sepse gjetëm një grup shumë të vështirë, por bëmë punën tonë”, tha argjentinasi pas ndeshjes – Ne donim të kalonim menjëherë dhe ia dolëm. Gjetëm skuadra që na vunë në vështirësi, por kjo është Champions League. Në pjesën e parë vuajtëm, në pjesën e dytë ata ranë dhe e zgjidhëm me veprime të shkëlqyera”.
“Penalltia? Ndonjëherë mund të stërvitesh shumë, por ke nevojë edhe për fat. Unë stërvitem gjithmonë me shokët e mi të skuadrës – vazhdoi Lautaro – Pas stërvitjes godasim me Calha, Bare, Dima, Miky, me të gjithë ata që e ndjejnë këtë gjë. Të shënosh në Champions League është gjithmonë e rëndësishme, jam i lumtur. Kanë mbetur edhe dy ndeshje në grup për të parë se në çfarë pozicioni do të përfundojmë, është një proces që po vazhdon prej tre vitesh. Skuadra po piqet shumë, jam i lumtur dhe duhet të vazhdojmë kështu. Po rritemi”.