Interi është rikthyer për të shijuar Ligën e Kampionëve pas goleadës së Bentegodi kundër Veronës. Pasi kanë arkivuar fitoren e madhe në kampionat, djemtë e Simone Inzaghit po përgatiten të mirëpresin Leipzig në San Siro për të mos humbur hapin me vendet e kreut në grupin e vetëm të Champions League.
Dita e pestë kundër gjermanëve, ende në lartësi zero, mund të duket e lehtë për zikaltërit, por ata nuk duan dhe nuk mund ta nënvlerësojnë kundërshtarin e tyre. Dhe Inzaghi e di mirë këtë: “Është një ekip cilësor, në katër ndeshjet e Champions League që luajtën ata merituan më shumë”.
“Ata kanë lojtarë të shkëlqyer dhe renditja e tyre nuk pasqyron mënyrën se si ata luajtën. Ne e dimë se kemi përballë një ekip të fortë”.
Ka disa dyshime për formacionin: “Frattesi ka një problem me kyçin e këmbës, do të shoh mes Bisseck dhe Bastonit. Taremi e dinte se me ardhjen te Inter do të kishte konkurrencë më të madhe. Ai duhet të vazhdojë të punojë siç po bën”.
Kombëtarja shqiptare U-17 nis nesër përgatitjet për raundin e dytë të kualifikueseve të Kampionatit Europian…
Donatella Versace largohet nga roli i saj si drejtoreshë kreative në shtëpinë e modës Versace,…
Edhe në konferencën e zakonshme para ndeshjes me Skënderbeun në Shkodër për Superligën, trajneri i…
Letërsia shqipe për fëmijë po përballet me një tkurrje të ndjeshme, duke pasur gjithnjë e…
Pas përfundimit dhe daljes së rezultateve të censusit të shpendëve në liqenin e Shkodrës, lumin…
Këshilli i Qarkut Shkodër zhvilloi mbledhjen e tij të radhës, ku u miratuan me unanimitet…
This website uses cookies.