Categories: LajmeSportFutboll

Inter: Pas titullit vjen edhe rinovimi i Lautaros

Interi dhe Lautaro Martinez janë shumë pranë zyrtarizimit të rinovimit të kontratës: pas javësh negociatash dhe garancish nga drejtuesit e Interit për suksesin e marrëveshjes, pritet njoftimi zyrtar pas fitimit matematikor të titullit.

Siç shkruan “Gazzetta dello Sport”, erdhi nga Kina miratimi i domosdoshëm i Steven Zhang për operacionin, i cili shkon përtej kufijve të pagave aktuale të zikaltërve dhe në përgjithësi meriton vëmendje më të madhe për shifrat e përfshira duke marrë parasysh të gjitha fjalimet mbi qëndrueshmërinë ekonomike të klubi.

Lautaro Martinez do të fitojë rreth 9 milionë euro në vit, duke përfshirë bonuset, deri në vitin 2029: prandaj po shkojmë drejt një zgjatjeje trevjeçare, afati aktual është 2026, me një rritje të ndjeshme të pagës nga 6 milionë të kontratës së sotme. Një certifikim, gjithashtu ekonomik, i rolit të argjentinasit në këtë Inter: golashënues, kapiten dhe pikë referimi për të ardhmen.

E gjithë kjo, pas fitimit të kampionatit dhe rrjedhimisht yllit të dytë. Siguria matematikore që mund të mbërrinte që në mbrëmjen e së hënës në derbin ndaj Milanit, me një fitore zikaltërit do të shkonin në +17 pikë, 5 javë para përfundimit të kampionatit.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Krimet zgjedhore – kreu i SPAK, Dumani: Parlamenti kërkoi hetime të tilla

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, shpjegoi gjatë së premtes arsyet pse SPAK-u ndërmori…

8 hours ago

Shorti i Ligës së Konferencës në RTSH/ Çelsi sfidon Kopenhagenin, Fiorentina peshkon Panathinaikos

Aspirantet për finalen e madhe në Vroklav kanë mësuar sot rrugëtimin e tyre drejt 90’…

8 hours ago

Arresti kardiak i rrezikshëm – Mjeku kardiolog jep këshilla të vlefshme në përballjen me të

Vitet e fundit vërehet se janë rritur rastet e arresteve kardiake, ku po preken dhe…

8 hours ago

Të rinjtë drejt varësive / Imam Muhamed Sytari: Kaloni më shumë kohë me familjen

Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, ka tërhequr vemendjen e prindërve që të kalojnë më…

9 hours ago

Infrastruktura rrugore në rrethina – Në fshatin Bardhaj, vite që banorët presin të investohet

Mungesa e infastrukturës, por edhe mos menaxhimi i mbeturinave , vazhdon të jetë prezent me…

9 hours ago

Eliana Laçej zgjidhet zëvendësrektore / Senati Akademik i UNISHK ka miratuar edhe buxhetin e institucionit

Mbledhja e sotme e Senatit Akademik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ka miratuar buxhetin…

9 hours ago

This website uses cookies.