Interes i shtuar për muzeun “Marubi”, rreth 3000 vizitorë më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar
Interesi i turistëve për të vizituar Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi” në Shkodër është tepër i lartë. Sipas drejtorit Luçjan Bedeni, 6 mujorin e parë të këtij viti, muzeu është vizituar nga 9000 turistë, rreth 3000 më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.
Në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi” prej vitesh kryesojnë turistët nga Europa Qëndrore.
Në vitin 1970 u themelua Fototeka “Marubi” dhe në maj të vitit 2016, me koleksionet e fototekës u inaugurua Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi”, i cili sot konsiderohet si një nga muzetë unike në Evropë. Muzeu sot përmban një koleksion të rrallë me fotografi me rreth 500 mijë negativë në teknika dhe formate të ndryshme, si dhe aparate fotografikë, dokumente të ndryshme dhe portrete të fotografëve shqiptarë.