Interes për Festivalin e 62 të Këngës-Vijon me ritme të larta shitja e biletave

Interes per Festivalin e 62

Interes per Festivalin e 62

Interesi për Festivalin e 62 të Këngës është mjaft i lartë, kjo reflektohet edhe në shitjen e biletave të cilat për natën e parë dhe të dytë janë drejt përfundimit.

Qytetarët të cilët dëshirojnë të blejnë biletat mund të drejtohen në biletarinë e Pallatit të Kongreseve, por mund t’i blejnë ato lehtësisht edhe online.

Sa i takon natës së tretë biletat do të dalin në shitje gjatë ditës së sotme, ndërsa për natën e madhe finale do të dalin së shpejti.

Për t’i ardhur në ndihmë publikut, në ekranin e RTSH-së do të shfaqet vazhdimisht një QR code. Mjafton ta skanoni dhe ai do t’ju drejtoj direkt në platformën vivere.al nga ku mund të blihen biletat, të cilat kushtojnë nga 1000-2000 lekë, në varësi të natës që dëshironi të ndiqni në sallë.

Festivali i Këngës do të mbahet në datat 19-22 dhjetor, Po ashtu do të kenë mjaft të ftuar, artistë të njohur shqiptarë e të huaj që do të sjellin një spektakël për të mos u humbur.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.