Interes për turizmin historik në Lezhë, memoriali i Gjergj Kastriotit vizitohet nga 17200 turistë në 10 muaj
Krahas bregdetit në Lezhë ka marrë vëmendje edhe turizmi historik. Memoriali i Gjergj Kastriotit është një prej aseteve më të kërkuara nga vendas dhe të huaj.
Sipas të dhënave zyrtare në 10 mujorin e parë të këtij viti vendvarrimi i Skënderbeut është vizituar nga 17 mijë e 200 persona, duke njohur numrin më të lartë të turisteve që prej ngritjes së këtij institucioni në vitin 1081.
Krahas shqiptareve të Kosovës interes për memoriali i Skënderbeut kanë pasur dhe shumë turistë të huaj, ku numrin më të lartë të tyre e zënë holandezët.
Bashkëpunimi me agjencitë turistike dhe promovimi që i po i bëhet në vazhdimësi Lezhës, duket se ka ndikuar në këtë bum turistik gjatë vitit 2023.