Interesi për të marrë zanat, 16-vjeçari nga Puka që ëndërron të bëhet teknolog ushqimor

Ky është Eugen Gonaj, 16-vjeç , nga qyteti i Pukës.

 Eugeni studion në vitin e parë në degën teknologji ushqimore në shkollën e mesme profesionale “Ndre Mjeda” , të Bushatit.

16-vjeçari thotë se ka zgjedhur këtë degë për një të ardhme të suksesshme dhe punësim të sigurtë.

Eugeni është ndër nxënësit e dalluar të shkollës. Bashkë me shokët dhe shoqet  e klasës kanë arritur të përgatisin shumëllojshmëri produktesh ushqimore, si dhe të pijeve  nga lëngu i mollës,  lëngu i rrushit, deri tek vera.

Shkolla Profesionale Kombëtare “Ndre Mjeda”, Bushat,  ofron tre drejtime:  Teknologji Ushqimore, Bujqësi dhe Veterinari.

Gjithsej,  në degën Teknologji Ushqimore mësojnë 50 nxënës,  nga të cilët këtë vit, 15 prej tyre janë regjistruar në klasën e 10-të.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.