Interesi për turizmin kulturor – Ura e Mesit, ndër objektet më të vizituara në Shkodër

Ndodhet vetëm 8 kilometra nga Shkodra dhe është një atraksion turistik i rëndësishëm për rajonin.

Fjala është për  Urën e Mesit në njësinë administrative Postribë e cila edhe në muajin nëntor po vizitohet nga turistët e shumtë, kryesisht të huaj.

Këtë të martë, shumë prej tyre  kishin zgjedhur të vizitojnë këtë monument kulture dhe të shijojnë bukuritë natyrore të zonës.

“Jam Kinga, vij nga kryeqyteti i Polonisë Varshava. E vizitoj për herë të parë Shqipërinë, është një vend jashtëzakonisht i bukur. Po kalojmë një eksperiencë të paharrueshme këtu. Koha është shumë e mirë, ndërsa pamja e jashtëzakonshme.

Ura e Mesit duket se ka një histori të jashtëzakonshme. Kemi ardhur me disa miq dhe po shijojmë vendet më të bukura që Shkodra ka.

-Unë jam Alina, nga Polonia. Më duket shumë bukur si vend, të cilin e vizitoj për herë të parë. Ne sapo kemi mbërritur dhe po shohim këtë zonën ku ndodhemi. Do të bëjmë një vështrim të përgjithshëm në zonës  në fjalë, por edhe të objekteve të tjera historike dhe të trashigimisë kulturore që të ofron Shkodra”, shprehen turistët.

Ura e Mesit është ndërtuar nga Mehmet Pashë Bushati në vitin 1768 dhe është ura më e madhe që mbetet nga periudha osmane në Shqipëri.

 Elementët e saj e bëjnë këtë urë jo vetëm piktoreske, por edhe me vlerë arkitekturore.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.