Interi i gëzohet Asllanit, paraqitja me Udinezen mund të jetë pika e kthesës në karrierë

Asllani 20

Karriera e Kristjan Asllanit mund të ketë marrë rrugën e duhur. Paraqitja përballë Udinezes, e cila u kurorëzua me një gol olimpik, mund të jetë pika e kthesës për shqiptarin, i cili ka fituar besimin jo vetëm të shokëve të ekipit, por edhe të Simone Inzagit.

Ky fakt dallohet qartë në fjalët që janë thënë për Asllanin në ditët e fundit. “Goli si Rekoba”, apo “për herë të fundit një gol të tillë e kishte shënuar Çalhanoglu” janë më shumë se komplimente për të riun, i cili është gati për hapin e madh.

Sot “Gazzetta dello Sport” i kishte dedikuar edhe një shkrim Asllanit ku kishte analizuar në detaj ndeshjen e Kupës së Italisë. “Kristjani mori për dore Interin dhe e dërgoi në çerekfinale të Kupës së Italisë. Diçka te tillë e bëri falë një paraqitje të madhe ku gjithsej preku 57 herë topin, ndërsa dhuroi 45 pasime pozitive ndërsa 9 ishin pasimet e gjata (i dytë vetëm pas portierit) dhe një gol direkt nga goditja e këndit”, nënvizonte “Gazzetta dello Sport”.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.