Interi, kualifikimi në 16-shen e Champions sjell edhe Botërorin e Klubeve 2025
Interi dhe Simone Inzaghi mund të bëjnë një festë të madhe në dhomat e zhveshjes së Salzburgut, ose më mirë një festë të dyfishtë. Me fitoren ndaj austriakëve, zikaltërit jo vetëm që sigurojnë kalimin në fazën e 16-shes të Champions League me dy ndeshje të mbetura, por fitojnë edhe kualifikimin për Botërorin e ri të Klubeve që do të luhet në verën e vitit 2025. Skuadra e Inzaghit, në fakt, ka marrë pikët e nevojshme për të marrë biletën direkte, është skuadra e parë italiane që e arrin këtë objektiv.
Zikaltërit e Inzaghit i bashkohen Chelsea, Real Madrid dhe Manchester City mes të kualifikuarve, të cilët kanë marrë biletën si fituesit e fundit të Ligës së Kampionëve, si dhe PSG e Bayern. Palmeiras, Flamengo dhe Fluminense gjithashtu u kualifikuan si fitues të Libertadores midis 2021 dhe 2023, siç bënë Al-Hilal dhe Uraëa Reds, fitues të Ligës së Kampionëve të Azisë.
Kalim i drejtpërdrejtë gjithashtu për Al-Ahly (fitues i Ligës së Kampionëve CAF 2020/21 dhe 2022/23), Wydad Casablanca (fitues i Ligës së Kampionëve të CAF 2021/22), Monterrey (fitues i Ligës së Kampionëve CONCACAF 2021), Seattle Sounders (fitues i Ligës së Kampionëve në CONCACAF 2022 ) dhe Lèon (fitues i Ligës së Kampionëve në CONCACAF 2023).
Mbeten për t’u caktuar edhe 16 vende të tjera, nga të cilat 6 të tjera nga UEFA dhe pjesa e mbetur midis Azisë (2), Afrikës (2), Amerikës (2) dhe Amerikës së Jugut (4).