Categories: LajmeSport

“Interi, një nga skuadrat më të mira”, Simeone: Synojmë përmbysjen

Atletico Madrid po përgatitet të presë Interin për ndeshjen e kthimit të fazës së 1/8-ve të finales së Ligës së Kampionëve. Trajneri i spanjollëve Diego Simeone është gati për këtë takim.

 “Nuk duhen fjalë, duhen fakte. Nesër do të luajmë një ndeshje të rëndësishme kundër një rivali që është ndër më të mirët në Evropë. Kam besim absolut te lojtarët e mi, e di që nesër do të jetë një ndeshje e mire. I kam idetë shumë të qarta, po e kuptoj se çfarë po ndodh me ne. Humbëm 1-0 në Champions League kundër ekipit më të mirë për momentin dhe tani po kërkojmë hakmarrje.

Futbolli padyshim nuk fal: kur bën një gabim, humbet. Shpresojmë të jemi në gjendje të rritemi duke përfituar nga ajo që ndodhi në ndeshjen e parë”, ka thënë tekniku i Atleticos së Madridit në konferencën për shtyp në prag të takimit që do të transmetohet nesër drejtpërdrejt në Radio Televizionin Shqiptar.

“Kam besim te lojtarët, e di se çfarë duhet të bëjmë për t’u përballur me një rival të madh. Çfarë do të jetë më e rëndësishmja? Përqendrimi. Kjo ndeshje kërkon përqendrim shumë të lartë, skuadra që ka më shumë do të fitojë kualifikimin. Nuk mund të shpjegoj se si do të luajmë, por do të nxjerrim një ekip konkurrues. Griezmann? Rikthimi i tij na jep më shumë zgjidhje dhe mundësi nga pikëpamja taktike. Le të shpresojmë që ai të luajë lojën që dëshiron të luajë,” ka thënë mes të tjerash Simeone.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Shqipëria turistike në Berlin, Kumbaro: Sfida, turizmi elitar dhe strukturat akomoduese

Shqipëria është bashkorganizatore e panairit më të madh të turizmit në botë, ITB, i cili…

6 hours ago

Real-Atletico, Simeone: Ta shijojmë

Diego Simeone është gati të përballet me një tjetër derbi të Ligës së Kampionëve. "Është…

6 hours ago

Reali, Ancelotti: Me Atleticon vendoset në ndeshjen e kthimit

Carlo Ancelotti i ka të qarta idetë në prag të derbit me Atleticon e vlefshme…

7 hours ago

Arsenali, Arteta nuk i zë besë PSV-së: Eliminuan Juven

Liga e Kampioneve, faza e 16-shes,  në rrugën e Arsenalit është PSV Eindhoven, që ka…

7 hours ago

Futsal Euro 2026: Sfida e radhës me Kazakistanin, trajneri Resuli fton 13 futbollistë

Kombëtarja shqiptare e Futsallit do të luajë të premten ndeshjen e radhës kualifikuese të Kampionatit…

7 hours ago

Granit Xhaka përpara duelit me Bajernin: Mos na konsideroni favoritë, dimë se si munden bavarezët!

Në vigjilje të ndeshjes mes Bajernit të Mynihut dhe Bajer Leverkusen, Granit Xhaka i ka…

7 hours ago

This website uses cookies.