Categories: SportFutboll

Interi planifikon të ardhmen, yjet e skuadrës nuk largohen

Audero në portë, Bisseck, De Vrij dhe Darmian në mbrojtje, me Buchanan dhe Carlos Augusto në krahë, Frattesi, Asllani dhe Zielinski në mesfushë dhe dyshja Arnautovic-Taremi në sulm. Një ekip që mund të aspirojë edhe një vend në Kupat e Evropës, por në fakt, ky është vetëm “Interi 2” për sezonin e ardhshëm.

Skuadra e Simone Inzaghit është përpara konkurrencës jo vetëm në renditje, shkruan “La Gazzetta dello Sport”. Siguria për të luajtur në Kupën e Botës për Klube në verën e vitit 2025 dhe perspektiva për të fituar të paktën 50 milionë i lejoi drejtuesit e klubit zikaltrët të planifikonin mirë të ardhmen, duke ecur përpara edhe në tregun e transferimeve të verës së ardhshme.

Piotr Zielinski dhe Mehdi Taremi do të mbërrijnë në Milano si lojtarë të lirë, pa harruar që Tajon Buchanan erdhi nga Club Brugges në janar, një lojtar polivalent që mund të jetë i dobishme në muajt e ardhshëm pas boshllëkut në skuadër që ka ardhur si pasojë e  dëmtimit të Cuadrados.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ndërron jetë  turisti malazez  në Lëpushë të Malësisë së Madhe  – Nuk ndihej mirë, turistët   kërkuan ndihmë

Burimet zyrtare të policisë bëjnë të ditur se, rreth orës 17:00, në fshatin Lëpushë, një…

2 hours ago

PD miraton sot kandidaturat, Berisha: Procesi më transparent që është zhvilluar në PD

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mblodhi sot selinë blu për miratimin e kandidaturave që…

4 hours ago

Kane paralajmëron Interin: Jemi gjithmonë favoritë për të fituar

Harry Kane ishte sërish një nga protagonistët e mëdhenj të fitores së Bayern në Champions…

4 hours ago

Spektakël i garantuar në “Old Trafford”

Manchester United dhe Real Sociedad do të ndeshen të enjten në mbërmje për të siguruar…

4 hours ago

TikTok mbyllet, por… Ekspertët thirrje institucioneve që të marrin masa

Njoftimi për mbylljen e TikTok nuk do ta frenojë plotësisht aksesueshmërinë në këtë platformë. Ndërsa…

6 hours ago

Inzaghi feston 200 pankina në krye të Interit

Një mbrëmje e veçantë, e festuar me kalimin e turit dhe kualifikimin në çerekfinale të…

7 hours ago

This website uses cookies.