Interi 1
Të mërkurën në mbrëmje janë luajtur takimet e katërta të grupeve A, B, C dhe D të Ligës së Kampioneve, dhe, pas Mançester Sitit dhe Lajpcigut të martën, është njohur edhe një tjetër ekip që kualifikohet edhe matematikisht për në turin e 16-shes. Dhe ato janë 14 herë kampionia e Evropës, Reali i Madridit, por edhe Bajerni i Mynihut, që korrën fitoren e 4-t në po aq ndeshje në grupin C dhe A, duke mundur përkatësisht Bragën dhe Gallatasarajin, por edhe Real Sociedadi dhe Interi në grupin D, aty ku spanjollët mundën më herët Benfikën 3-1, ndërsa italianët vuajtën në Austri për të mposhtur Salcburgun 1-0.
Në fakt, në përballjen e përzgjedhur, të sjellë për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, së bashku me emisionin e posaçëm para dhe pas saj, Interi ka mbizotëruar, por pa e shndërruar dot në gol epërsinë në lojë, teksa pjesa e parë është mbyllur me rrjeta të paprekura. Vetëm 5 minuta para fundit të kohës së rregullt, Lautaro Martinez do të thyejë qëndresën e vendasve me një 11-metërsh të saktë.
Interi fiton kështu me rezultatin 1-0 ndaj Salcburgut, duke u kualifikuar që tani për në turin e 16-shes dhe duke ia dhuruar këtë të drejtë edhe Real Sociedadit, kur kanë mbetur edhe dy ndeshje për t’u luajtur.
Java e fundit e fazës së tretë të kampionatit “Abissnet Superiore” do të zhvillohet të…
Me 76 vota Kuvendi miratoi të enjten dy aktet normative të Këshillit të Ministrave për…
Figurës së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbe, i është shtuar edhe një tjetër statujë…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të para të pasdites së sotme. Një…
Punimet në rrugët "Todi Germeni" dhe "Udhëtari" në Njësinë Administrative Rrethina janë drejt përmbylljes, duke…
Busti i Lekë Dukagjinit, do të vendoset në një nga sheshet e qytetit të Shkodrës.…
This website uses cookies.