Interi sfidon Atleticon, Zanetti: Do jenë dy ndeshje të komplikuara
Zëvendës-presidenti i Interit, Javier Zanetti ka analizuar shortin e fazës së 1/8-ve të finales së Champions League, që vuri zikaltërit përballë spanjollëve të Atletico Madrid.
“Atletico është një skuadër e vështirë për t’u përballur. E njoh shumë mirë Simeonen, ka qenë shoku im në fushë dhe është një mik. Do të jenë dy ndeshje të bukura, mes dy skuadrave të mëdha. E dinim që do të ishte një short I vështirë, pasi mbyllëm grupin në vendin e dytë. Kemi shumë respekt për Atletico Madrid, e njoh historinë e këtij klubi. Me siguri që do të jenë një kundërshtar i vështirë për t’u mundur, por ne jemi në gjendje që të zhvillojmë dy ndeshje të mëdha. Do të jemi gati.
Ndeshja e parë në shtëpi? Është e njëjta gjë. Do të jenë dy ndeshje të komplikuara, ne duhet ta nisim mirë në “San Siro” dhe më pas duhet të bëjmë të njëjtën gjë në Madrid. Do të jenë dy ndeshje të ekuilibruara, të dyja skuadrat kanë lojtarë të mëdhenj. Shpresojmë që në atë moment (kur të luhet sfida) Interi të jetë në formën aktuale, por ka akoma kohë”, ka thënë mes të tjerash ish-kapiteni legjendar i Interit.